Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak u shpreh se në zyrën e tij mban një hartë në të cilën Kosova dhe Serbia janë të ndara.

Ky pohim i tij në fakt ishte një përgjigje ndaj shqetësimit të mjaft qytetarë të Kosovës dhe përfaqësuesve politikë lidhur me një intervistë në prapavijë të së cilës pretendohej se ishte një hartë e Ballkanit e ku Kosova thuhej se ishte pjesë e Serbisë.

Lajçak tha e janë nxitur keqkuptime të shumta rreth kësaj çështjeje dhe për këtë arsye, ai ka zgjedhur të publikojë disa fotografi të hartës që mban në zyrën e tij. “Është një hartë zyrtare e BE-së, e Ballkanit Perëndimor. Kosova është aty dhe po ashtu është linja që e ndan Kosovën nga Serbia.

Dita e sotme është një shembull se pse dialogu për normalizimin të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kaq i rëndësishëm. Kështu që çështje të ngjashme nuk do të shkaktojnë më keqkuptime”, ka shkruar ai në Twitter. Lajçak u kritikua dhe nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila i tërhiqte vëmendjen që të përditësonte hartën e Ballkanit Perëndimor, ndryshe sipas saj, puna e tij do të jetë e dështuar.

Top Channel