Kamerat filmuan vrasësin e biznesmenit! Autori me maskë antiCovid e kapuç, e ndoqi për 30 m dhe e ekzekutoi, më pas iku në këmbë

25/02/2021 13:03

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit, Behar Sofia. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se kamerat e sigurisë tashmë të sekuestruara nga policia kanë arritur të filmojnë vrasjen e 66-vjeçarit mëngjesin e sotëm në mes të Tiranës.

Një detaj tjetër është se raportohet që viktima të ketë qenë i prekur nga koronavirusi dhe kishte tre ditë që ishte negativizuar, ndërsa autori i krimit e ka ndjekur për të paktën 30 metra për ta ekzekutuar më pas në afërsi të Piramidës në kryeqytet, në trotuar buzë lumit të Lanës.

Behar  Sofia nga Lapardhaja Beratit me vendbanim në Rrugën e Qelqit Kombinat, por që jetonte pranë qendrës tregtare ETC, lëvizte në këmbë, ndërsa mësohet se edhe autori e ka ndjekur po në këmbë. Ekzekutori ka qenë i maskuar me maskë antiCovid dhe me xhup me kapuç, ndërsa pas kryerjes së krimit është larguar po në këmbë.

Top Channel