Aktori Gerard Depardieu thyen heshtjen për akuzat nga Franca: Jam i pafajshëm

25/02/2021 21:49

Aktori francez Gérard Depardieu ka folur sot për herë të parë që prej ngritjes së akuzave për përdhunim e abuzim seksual ndaj një aktoreje të re, duke thënë: “Jam i pafajshëm”.

72-vjeçari i njohur dhe i kontestuar i ekranit francez, që prej disa kohësh është vendosur në Rusi, foli sot pasi prokurorët në Paris konfirmuan se do të dalë në gjyq për sulmet që supozohet të kenë ndodhur në vilën e tij luksoze në vitin 2018.

“Nuk ka asnjë provë kundër meje prandaj jam shumë i qetë,” tha Depardieu në një intervistë për të përditshmen italiane La Repubblica.

“I refuzoj tërësisht akuzat, ashtu siç kam bërë dhe para prokurorëve”.

Depardieu thotë se akuzat e një aktoreje 22-vjeçare që nuk është emëruar, janë refuzuar një herë nga gjyqtarët në një hetim të mëparshëm.

Ai tha: “Hetimet janë mbyllur njëherë sepse nuk ka prova. Në gjykatë unë do të rikonfirmoj pafajsinë time. Nuk kam asgjë për t’u trembur”.

Depardieu është një nga disa figura të fuqishme të stabilimentit artistik të Parisit, që po akuzohen për abuzime seksuale që prej zgjerimit të lëvizjes #MeToo e cila inkurajon gratë të bëjnë publike eksperiencat e tyre të abuzimeve nga njerëz të fuqishëm.

Depardieu ka dënuar mbulimin e bërë nga media të çështjes, duke e quajtur “epokë e dominuar nga rrjedha e pandalshme të informacionit të gënjeshtërt dhe e bombardimit me propagandë”.

“Është sikur jetojmë me kufjet e vendosura në vesh, me transmetime lajmesh të këqija e informacion të rremë apo të njëanshëm”, tha ai.

FOTO GALERI
3/3
Depardieu thotë se akuzat janë refuzuar një herë nga gjyqtarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA