Opozita heq dorë nga “Shqipëria fiton”, zbulohet emri i koalicionit me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit

24/02/2021 17:03

Partia demokratike dhe aleatët duket se kanë hequr dorë nga titulli “Shqipëria fiton” dhe në zgjedhjet e 25 prillit dhe do të marrin garojnë me koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”.

Pas disa takimesh me kryetarin e PD, Lulzim Basha, në marrëveshjen e arritur ditën e sotme mes partive politike , e cila pritet të dorëzohet në KQZ thuhet që sigla e Koalicionit do të mbetet ajo e PD, e cila do të jetë edhe partia udhëheqëse.

“Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.

Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë.

Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama.

Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarinë e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj

VENDOSËM QË:

  1. Të formojmë një Koalicion për të konkuruar së bashku në zgjedhjet për kuvendin të datës 25 Prill 2021.
  2. Emri i koalicionit është “Partia Demokratike – Alenaca per Ndryshim”
  3. Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “PD – AN”

Sigla e Koalicionit është PD

Partia udhëheqëse e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë.

    1. Të autorizojmë Z. Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor.
    2. Të autorizojmë Z. Ivi Kaso që:

a. Të paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së.

b.Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.

c.Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin.

  1. Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij. Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit të përcaktuar në aneksin e Udhëzimit nr. 1 dt. 23.12.2020 të KQZ.
  2. Në listën shumëemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti. Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake.
  3. Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit të saj.

Partitë e Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, firmëtare të kësaj marrëveshje, janë:

PARTIA DEMOKRATIKE – Kryetari, Lulzim BASHA

PARTIA REPUBLIKANE – Kryetari, Fatmir MEDIU

PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Kryetari, Shpëtim IDRIZI

PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Kryetari, Dashamir SHEHI

PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Kryetari, Vangjel DULE

PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Kryetari, Agron DUKA

PARTIA DEMOKRISTIANE – Kryetari, Nard Ndoka

PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Kryetari, Bamir TOPI

PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Kryetari, Arian STAROVA

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Kryetari, Artur ROSHI

PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Kryetari, Ylber VALTERI

PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Kryetari, Mustafa LICI

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Kryetari, Shpëtim Axhami

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Kryetari, Dhimitër Muslia”

Top Channel