Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 461 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3,138 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima me këtë virus.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç”, është thënë në njoftim.
Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën janë shëruar 319 persona, derisa raste aktive janë 6,968.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 67,469 persona të infektuar me këtë virus.
Prej tyre, 1,582 pacientë kanë vdekur.
Top Channel