Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani si pasojë e koronavirusit e kanë humbur jetën 422 persona.

Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se 8.007 persona janë diagnostikuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 2.402.818.

Në 24 orët e fundit, si pasojë e virusit në vend kanë humbur jetën 422 persona, duke e rritur numrin e viktimave në 68.740.

Në Gjermani 3 milionë e 520 mijë persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 1 milion e 855 mijë të tjerë dozën e dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA