I dyshuar si drejtues i një grupi kriminal dhe i akuzuar për mbi 50 grabitje në Europë, nën masa të rrepta sigurie Edison Pula del para gjykatës në Francë
Më në fund është arritur marrëveshja mes kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se kreu i Partisë Demokristiane pritet të jetë pjesë e listës së Shkodrës, poshtë vendit të 5-të. Ndoka ka kërkuar dhe më parë të kandidonte në këtë qark, por diskutimi me Bashën ka qenë për vendin e tij në listën e Shkodrës.
Ndoka mbajti pezull marrëveshjen deri mbrëmjen e sotme pasi nuk pranonte të bëhej pjesë e koalicionit opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, por duket se kanë rënë dakord.
Ndërkohë vijojnë takimet në selinë e PD për të konkretizuar marrëveshjen dhe për ta dorëzuar në KQZ pasi dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Top Channel