​Gjendet një bombë 100 kilogramë në veri të Hungarisë

24/02/2021 21:53

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore me peshë 100 kilogramë u gjet këtë mëngjes në një kantier ndërtimi në Miskolc, në Hungarinë veriore, raporton agjencia e lajmeve MTI.

Oficeri ndërlidhës i detashmentit për heqjen e bombave të ushtrisë hungareze, tha se bomba ishte prodhuar në ish-Bashkimin Sovjetik.

Ekspertët e eksplozivëve, shtoi ai, përcaktoi se bomba kishte një detonator, i cili duhet të hiqet nga ky vend.

Banorët që jetojnë 200 metra nga vendi ku është gjetur bomba janë evakuuar.

Top Channel