“Jam lypësi më i gjatë, 41 mijë vaksinat e Pfizer brenda marsit”/ Rama: Për 360 mijë nga AstraZeneca pritet vetëm vula! Në kontakte edhe me dy shtete të tjera

23/02/2021 12:17

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët është shprehur se pret vetëm vulën nga shteti mik që ka nisur procesin për të siguruar 360 mijë doza të vaksinës AstraZeneca për Shqipërinë.

Më tej Rama ka thënë se gjithashtu një shtet mik pritet që të japë për Shqipërinë një sasi të konsiderueshme vaksinash por Rama ka preferuar të mos japë detaje të tjera.

Ndërkohë kryeministri Rama është shprehur se sot në mëngjes është kontaktuar nga një shtet i tretë që pritet të lidhet një marrëveshje për sigurimin e një tjetër sasie vaksinash.

Ndërkohë për sa i përket kontratës me Pfizer, Rama ka thënë se 41 mijë dozat e tjera të vaksinës do të vijnë brenda muajit mars.

“Po luftojmë për sigurimin e sa më shumë vaksinash. Kemi marrë konfirmim për 360 mijë vaksina AstraZenaca. Do zbresim nga 80 plus vjeçarët tek 65 vjeçarët. Jemi afër një sasie tjetër të konsiderueshme. Nuk janë finalizuar ende por s’mund të them më shumë. Do kemi 41 mijë dozat Pfizer brenda Marsit. Pastaj vazhdojmë në Prill me të tjerat. Qoftë Pfizer, apo AstraZeneca. Ajo që na duhet tani është vula nga shteti tjetër mik që ka angazhuar procesin për AstraZeneca. Pres cdo ditë për ta mbyllur këtë muhabet. Thjeshtë duhet vula nga shteti mik. Edhe po nuk u bë kemi dokumentet se procesi ka ndodhur. Jemi shumë afër për një sasi tjetër të madhe. Edhe një vend i tretë është në kontakt me ne sot në mëngjes. Të shofim. Jam lypësi më gjatë në planet.” ka thënë Rama.

Top Channel