Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vlerësimit nga DASH për Ardian Dvoranin, si një nga 12 personalitete e spikatura në botë që ka luftuar korrupsionin.
Në një postim në facebook, Rama shkruan se ky është një inkurajim i jashtëzakonshëm për ata persona që luftojnë për Reformën në Drejtësi në vend, që ndodhet në një fazë kacafytjesh me të keqen.
Më tej, Rama shkruan se Ardian Dvorani u godit harbutërisht, për faktin se nuk iu dorëzua presionit të së keqes.
Postimi i plotë i Kryeministrit:
“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkruan kryeministri në twitter.
Top Channel