DASH vlerëson Dvoranin! Presidenca i përgjigjet Ramës: O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill!

23/02/2021 16:29

Presidenca ka reaguar pas mesazhit në “Twitter” të kryeministrit Edi Rama, për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani, i cili u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër 12 kampionët në luftën ndaj korrupsionit.

Në një shkrim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi e ka cilësuar kryeministrin si “faqezi” duke shtuar see: “Ramaforma do të ngordhë më 25 prill me 3 milionë shpulla dhe shkelma të shqiptarëve!”.

Postimi i plotë:

 “O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!”.

Vlerësimi i DASH për Ardian Dvoranin si një nga 12 personalitete në botë në luftën anti-korrupsionit, ka reaguar menjëherë edhe presidenti Ilir Meta. Ai ka publikuar një foto me disa mbështetës të tij, ndërsa sulmon ndërkombëtarët.

“25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare”, shkruan Meta.

Konflikti i Ilir Metës me Ardian Dvoranin ka qenë tepër i fortë as sa përfundoi me kallëzim në SPAK nga presidenti për shkak të përplasjeve për plotësimin  e Kushtetutës. Vlerësimi i DASH vjen si një ‘shuplakë ” për Metën, pasi Dvorani ishte i vetmi gjykatës që u shpreh kundër Metës në procesin e skandalit të video-përgjimit të Dritan Priftit.

Top Channel