Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u shpreh i bindur se qeveria e tij do të ketë votat e mjaftueshme në Kuvend pa pasur nevojë për një koalicion paszgjedhor.
Ai sqaroi se mund të marrë vota nga deputetë jo-serbë si dhe nga ndonjë deputet tjetër opozitar.
Kurti : Ne e kemi bere nje koalicion para zgjedhjeve, dhe ai është me listën e presidentes Vjosa Osmani, cka bëri që këto zgjedhje të parakohshme të ktheheshin në një referendum për popullin, ku ne arritëm një fitore bindëse. Për rrjedhojë, nuk shohim asnjë parti tjetër nga “garda e vjetër” si partnere të ardhshme të qeverisë sonë. Nëse me 50 përqind të votave, ne nuk kemi 61 deputetë të parlamentit për shkak të 20 vendeve të rezervuara për minoritetet, atëherë planifikojmë të marrim deputetë të parlamentit nga minoritetet joserbe, dhe ndoshta ligjvënës opozitarë të cilët thjeshtë do të donin të përfaqësonin njerëzit që I kanë votuar.
Në një intervistë për Agjencinë Bullgare të Lajmeve Kurti foli dhe për dialogun, duke thënë se do të çelet një kapitull i ri me Serbinë përmes një dialogu të sinqertë. Ai ka përsëritur se dialogu do të jetë prioritet i katërt pas punësimit, drejtësisë dhe pandemisë COVID-19.
“Ne do të hapim një kapitull të ri me Serbinë përmes një dialogu të sinqertë bazuar në dyanshmëri dhe barazi, ku të dyja palët do të shpalosim marrëveshjet paraprake të këtyre gjashtë viteve të dialogut në Bruksel ku Beogradi thotë se kemi 47 marrëveshje, ndërkohë që ne insistojmë që kemi vetëm 33 të tilla, disa prej të cilave do të implementohen pjesërisht, disa plotësisht, e disa nuk do të implementohen fare.
Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë, por unë shpresoj se do të arrijmë të krijojmë një dialog të ri nën kujdestarinë e Brukselit dhe më ndihmën e Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Kurti. Ne kemi nevojë për zhvillim, u shpreh ndwrsa Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj. “Ata nisën katër luftëra në ish-Jugosllavi, dhe kanë nevojë te demokratizohen”, shtoi ai.
Top Channel