Rama mbërrin në “Air Albania”, momenti kur përshëndet ish-Presidentin Moisiu: Si je gjigant?!

21/02/2021 11:08

Paraditen e sotme ka nisur vaksinimi i 80 të moshuarve, personalitete por edhe të moshuar të tjerë të zgjedhur nga mjeku i familjes.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me ministren Manastirliu ndodheshin në ambjentet e “Air Albania’ për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit.

Kreu i qeverisë takoi edhe disa prej tyre dhe ndër to ishte edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili po merrte dozën e parë të vaksinave.

Rama-Moisiut: Gjigand si je mirë?

Moisiu: Mirë!

Rama: Do të ulesh pak se është procesi.

Kanë marrë dozën e parë:

Alfred Moisiu
Dhimiter Anagnosti
Pirro Milkani
Margarita Xhepa
Tinka Kurti
Reshat Arbana
Aleksander Meksi
Besim Elezi
Fedhon Meksi
Alfred Serreqi
Pellumb Karagjozi
Sherif Merdani
Emin Musliu
Skënder Kosturi
Ismail Ahmeti
Engjell Cici
Fredi Mustafaraj

Krahas personaliteteve, po vaksinohen, veterane lufte dhe pensioniste mbi moshën 80.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel