Pogradec/ Goditi me mjet të fortë 65-vjeçarin, ndalohet autori i shpallur në kërkim

21/02/2021 12:40

Një 42-vjeçar është ndaluar nga policia e Pogradecit pasi dyshohet se ka goditur me mjet të fortë një 65-vjeçar, banues në fshatin Velcan.

Ngjarja ka ndodhur më 30 dhjetor të vitit të kaluar dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec kishte urdhëruar urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. K., 42 vjeç, banues në fshatin Velçan, Pogradec.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 05.11.2020, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 30.12.2020, në fshatin Velçan, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë, shtetasin H. B., 65 vjeç, banues në Velçan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Top Channel