Aksident në Tiranë/ Dy makina përplasen tek 9-katshet, njëra del në trotuar dhe aksidenton dy këmbësorë

21/02/2021 13:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e njohur si 9-katshet në Tiranë.

Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë njëri prej tyre ka dalë në trotuar duke aksidentuar dy këmbësorë të moshës 22 dhe 20 vjeç. Ata u dërguan me urgjencë në spital për kontroll mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe punojë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 13:10, tek 9-katshet, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues E. L me mjetin me drejtues A. M. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues shtetasin A. M, ka dalë në trotuar, duke aksidentuar 2 këmbësor me iniciale J.D., 22 vjeçe dhe A. M., 20 vjeç, të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel