“Ke ardhur 100 herë këtu”/ Revoltohen të moshuarit në Vlorë: 200 herë do vij, deri sa ta bëj vaksinën. Jemi pensionistë që kemi dhënë për vendin

20/02/2021 13:33

Sot në ditën e tretë të vaksinimit në Vlorë është radha e bluzave të bardha nga Saranda dhe Delvina.

Procesi vijon normalisht sipas procedurës përkatëse që nga regjistrimi ,tek vaksinimi e deri tek post vaksina.

Por prej 2 ditësh pranë pallatit të sportit përveç bluzave të bardha janë present dhe të moshuar të cilët kërkojnë të bëjnë vaksinën.

Me kartë identiteti në dorë ata paraqiten pranë bluzave të bardha ,ndërsa kuptojnë se duhet të presin ende.

Sipas tyre referuar vaksinimit të personaliteteve ata shprehen se jeta është për të gjithë njësoj ,ndërsa edhe ata ndihen më shumë se personalitete.

Debati

Punonjësja e Shëndetësisë : Ke ardhur 100 herë këtu

I moshuari: 200 herë do vijë deri sa të mbyllet

Punonjësja e Shëndetësisë: Po nuk është radha juaj

I moshuari: le të mos jetë unë do ta kërkoj . Radha më vjen kur të vij arqivoli

Jemi pensionistë që i kemi dhënë këtij vendi

Top Channel