Denoncimi i 55-vjeçarit/ Sot i lanë 9 plumba në oborrin e shtëpisë, më parë i plagosën vëllanë

20/02/2021 12:33

Policia e Lezhës njoftoi sot se janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, pasi 55 vjeçari Skënder Lika, banues në Sanxhak, Kurbin, ka gjetur municion luftarak (9 fishekë) në oborrin e banesës së tij.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se Skënder Lika është vëllai i Myslim Likas që u plagos pak javë më parë në Mamurras gjithashtu është xhaxhai i Ilir Likës i cili ndodhet në burg për vrasjen e dyfishtë tek hotel AA.

Nuk dihet nëse ngjarjet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën pasi burime bëjnë me dije se vëllezërit Lika nuk flasin me njëri tjetrin prej vitesh.

Top Channel