Aksident në Fier/ Makina përplaset me kamionin, drejtuesi shpëton për mrekulli

20/02/2021 12:16

Një aksident automobilistik është regjistruar pak më parë në lagjen Sheq të Fierit.

Automjeti tip Citroen me targa AA 651 IG është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë. Si pasojë e përplasjes një prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar dëmtime të lehta.

Ai është transportuar në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit, është rënduar trafiku në unazën e qytetit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Top Channel