Te moshuarit kërkojnë vaksinën/ Vlorë dhe Gjirokastër, vijon vaksinimi i mjekëve

19/02/2021 15:51

Lajmi se do të vaksinohen personalitetet 80 vjeçarë dhe fakti që në Vlorë dje nisi vaksinimi ka bërë që sot në dyert e pallatit të sportit Flamurtari të shkojnë disa pensionistë.

Ndërkohë në ditën e dytë të vaksinimit në qytetin e Vlorës u vaksinuan personel shëndetësor nga Tepelena, Gjirokastra, Lushnja dhe Mallakastra. Shefi i epidemiologjisë pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik, Vlorë Agron Bashllari thotë se sot janë planifikuar rreth 200 vaksinime.

Procesi i vaksinimit nisi sot edhe në Gjirokastër. Të parët që morën vaksinën janë 47 të moshuar në azilin e qytetit dhe personeli që u shërben.

Nga 78 dozat e para  në Gjirokastër janë përjashtuar personat që kanë probleme shëndetësore si reaksione.

Top Channel