Spitali po ndërtohet shpejt/ Synohet që të përfundojë më herët se afati tre mujor

19/02/2021 15:20

Kur ka kaluar 37 ditë nga nisja e punimeve, kjo është panorama këtë të premte e  spitalit rajonal të fierit, nga ku ka përfunduar 40 % e volumit të ndërtimit.

Për inxhinierët turq të kompanisë YDA, meraku nuk është përfundimi brenda afatit 3 mujor por sfida që i kanë vendosur vetes, në dorëzimin e çelësave edhe më përpara.

Ndërtimi këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej  50000 m2 nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës e cila do të jetë me 1 dhe 2 kate.

Kryeministri Edi Rama pa nga afër ecurinë e punimeve dhe për top channel shpjegoi hapat e mëtejshëm duke e vënë theksi te menaxhimi spitalit.

Momentalisht janë duke punuar 400 punonjës të ardhur nga Turqia si dhe janë punësuar mbi 200 punëtor lokal. Parashikohet që në javën e parë te Marsit  numri specialistëve turq që do ti japin dorën e fundit ndërtimit do të shkoje në 700.

Ministria e infrastrukturës Belinda Balluku shpjegon se përse është zgjedhur ndërtimi me konstruksione hekuri dhe alumini.

Top Channel