Kavajë, 107 raste në një ditë/ Vatra familjare. Shumë raste aktive dhe ne Golem e Synej

19/02/2021 15:20

Në këtë valë të tretë të pandemisë, Kavaja po përballet me një numër të lartë të infektuarish.

Në territorin e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Kavajë janë afro 600 raste aktive me Covid-19, të shpërndara kryesisht në qytetin e Kavajës, Golem, Synej dhe bashkinë e Rrogozhinës.

Shumica e rasteve janë vatra familjare. Mes të infektuarve ka dhe mësues të shpërndarë në shkolla të ndryshme, si dhe personel shëndetësor që i përket kryesisht qendrës shëndetësore të Golemit.

Autoritetet shëndetësore të alarmuara nga kjo situatë po bëjnë gati një pavion të dedikuar Covid-19 edhe këtu në spitalin e Kavajës.

Informacioni për cceljen e paviovit Covid-19 ka shqetësuar një pjesë të banorëve që ndjehen të rrezikuar.

Në këtë spital, ashtu si kudo janë mjekët e urgjencës ata që përballen me rastet më të rënda, ndaj ata apelojnë që të bëhet kujdes duke respektuar masat anti-covid, po dhe të ndihmohen të moshuarit që jetojnë të vetmuar e shpesh paraqiten në gjendje tejet të rënduar së spital.

Top Channel