Makina e djegur

Automjeti i sekretarit të gjyqtares së arrestuar të Krujës, Igli Kani është përfshirë nga flakët rreth orës 11 të mbrëmjes së djeshme.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa nuk dihet ende shkaku. Nuk dihet nëse sekretari është përfshirë në skemën e krimit të gjyqtares Hoxha.

Top Channel ka siguruar foton e makinës së djegur tip “BMW” plotësisht në pjesën e përparme. Në ngjarjen e ndodhur në Krujë ndodhet policia për të zbuluar më shumë.

Kujtojmë se gjyqtarja Enkeleida Hoxha u arrestua më 11 shkurt bashkë me sekretaren Ela Mallkuçi e avokatin Aldo Tabaku për korrupusion. Në bashkëpunim edhe me të tjerë ajo lironte të burgosurit duke përfituar miliona euro.

Por kush është gjyqtarja Enkelejda Hoxha, që njihet për lirimet e të burgosurve?

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë më herët  ka bërë kërkesë për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.

Lirimi i Dokles u bë publik nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Gjyqtarja e Krujës, e cila ende pa dalë në Vetting, Enkeleda Hoxha, liroi nga burgu Indrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera. Në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja Hoxha, përdori për lirimin e Dokles, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar. Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares Hoxha, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Paja u lirua disa ditë pas Tafilit. Enkeleda Hoxha,në vitin 2018, po ashtu vendosi lirimin nga burgu të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai u dënua me 1 vit burg, për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, por gjyqtarja vendosi konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Krujë

Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

 

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA