Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Brataj të Vlorës.

Policia njofton se në afërsi të të quajtur “Ura e Bratit” është gjetur i pajetë buzë lumit një 74-vjeçar.

Dyshohet se i moshuari, shtetasi M. G., të jetë mbytur në lumë. Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bratit”, është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur, shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në Brataj, Selenicë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel