“S’kemi pasur efekte anësore nga vaksina”/ Bino: Nesër nis procesi i vaksinimit në Fier, për të vijuar me…

18/02/2021 11:51

Kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndodheshin në Vlorë ditën e sotme, për të inspektuar procesin e vaksinimit.

Në pallati i Sportit ka nisur vaksinimi antiCOVID për bluzat e bardha të jugut. Ministrja Manstriliu u shpreh se është planifikuar që çdo ditë të vaksinohen rreth 15-200 mjekë dhe infermierë, duke filluar nga spitali i Vlorës dhe duke vazhduar me atë bashkiake. Vlerësohet që edhe në Gjirokastër të hapet një pikë vaksinimi. Në dy ditët e para të vaksinimit të kësaj jave janë vaksinuar më shumë se 600 mjekë dhe infermierë.

Në Vlorë ndodhej edhe Dr. Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP e cila do të vaksinohet ditën e sotme. Ajo tha se procesi i vaksinimi i të moshuarit do të nis nesër në Fier dhe pastaj në Gjirokastër.

“Sot në Vlorë, pastaj nesër në Fier, ndërkohë dhe Gjirokastra do fillojë me shtëpitë e moshuarve, Elbasani dhe Korça. Asnjë dozë nuk kemi humbur. Midis personelit shëndetësor ka shumë pak skepticizëm, pranushmëria ka qenë e mirë, vetëm ato që e kanë kaluar ua kanë lënë radhën të tjerëve, por duhet punuar për te grupet e tjera, nuk kemi pasur  efekte anësore nga vaksina”, tha Dr. Bino.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA