Stuhia e dëborë që ‘pushtoi’ të gjithë vendin tonë ditët e fundit, ka lënë pas shumë problematika.
Një situatë emergjence është krijuar edhe në fshatin Blush të bashkisë Ersekë, ku disa banorë i janë drejtuar numrit të Top Channel “Ti Raporton”, për të kërkuar ndihmë, pasi janë bllokuar në këtë zonë për shkak të dëborës së madhe, për katër ditë radhazi.
Rruga e fshatit është e pakalueshme dhe bora shkon deri në 1 metër.
“Jemi banorë të fshatit Blush, të rrethit Ersekë. Banojmë mbi 2 javë e gjysmë mbi borë dhe shteti nuk ka marrë asnjë masë të vijë të hapi rrugën. Janë 1 metra dëborë. 3 km rrugë të bllokuara, nga fshati deri në rrugën kryesore. Ata të bashkisë nuk vijnë asnjeri për ta parë rrugën”, shprehet njëri prej banorëve.
Top Channel