Deputetja Rudina Hajdari, kandidate në Elbasan nga “Nisma Thurje”, ishte sot në Gramsh ku zhvilloi takime me qytetarët.

Deputetja u shfaq në një baxho në këtë qytet me disa zonja, duke i ndihmuar në përgatitjet e djathit kaçkavall.

“Sot në Gramsh pata kënaqësinë të ndihmoja zonjat e nderuara për përgatitjen e djathit kaçkavall në një nga baxhot më cilësore që ka Shqipëria. Nuk do lodhem së përsërituri se këto janë modelet që duhet të promovojmë e ndihmojmë të lulëzojnë. Biznese të ndershme, të cilat ndihmojnë zonën duke mbledhur qumështin e i shërbejnë qytetarëve produktin më të mirë. Shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre e jo i krimit të organizuar. E ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë”, thotë Hajdari.

Pak ditë më parë, Hajdari u shfaq si shitëse në tregun e Përrenjasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA