Nis vaksinimi i të moshuarve/ Qendra e dytë në Shkodër, po vaksinohen të parët mjekët dhe stafet e azileve

16/02/2021 15:02

Pas Tiranës, edhe Shkodra hapi këtë të marte fushatën e vaksinimit anti-Covid.

Në nisje të procesit mori pjese edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja Manastirliu, e cila theksoi se sot do të kryhen 150 vaksinimet e para, numër i cili në ditët e ardhshme do të rritet. Bluzat e bardha të spitalit rajonal të Shkodrës do të vaksinohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe jo në stadiumin “Loro Borici”, pasi ky i fundit u refuzua nga bashkia e Shkodrës me justifikimin se dëmton ecurinë e klubit të futbollit Vllaznia.

Një pike tjetër e ngritur për vaksinimin është shtëpia e të moshuarve në Shkodër duke bërë që të moshuarit e qarkut të Shkodrës të jene të paret në Shqipëri që marrin vaksinën.

Me herët banorët e Nënshkodrës ishin vendosur në hyrje të qytetit duke kundërshtuar vizitën e kryeministrit Rama. Ata kërkojnë dëmshpërblimin e tokave të tyre që kanë mbi 40 ditë të përmbytura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA