Kultivonte kanabis në magazinën e tij, kapet pas disa ditësh 52-vjeçarit në Malësi të Madhe

14/04/2026 12:24
Foto ilustruese

Vijon operacioni policor i koduar “Faza e parë” në Malësi të Madhe, ku është vënë në pranga një 52-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale B. R., banues në fshatin Gruemirë Çezmë, për të cilin Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” më datë 7 prill 2026.

Sipas policisë, nga hetimet dyshohet se 52-vjeçari kishte kultivuar një sasi të konsiderueshme filizash dhe farash kanabisi në një magazinë në pronësi të tij, duke përdorur platforma polistiroli.

Akuzohet se ka kultivuar filiza dhe fara kanabisi në platforma polistiroli, në magazinën në pronësi të tij, në fshatin Gruemirë Çezmë, ndalohet 52-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim B. R., 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë Çezmë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, më datë 07.04.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar një sasi të konsiderueshme filizash dhe farash kanabisi në platforma polistiroli, në magazinën në pronësi të tij, në fshatin Gruemirë Çezmë, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 30.03.2026.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel