Rama poston fotot/ Ekipet e shëndetësisë në shërbim 24/7 në pavijone dhe në çdo shtëpi pavarësisht motit tejet të keq

15/02/2021 09:30

TIRANË – Ekipet e shëndetësisë vijojnë të jenë në terren pavarësisht kushteve të pazakonta të motit që kanë përfshirë vendin tonë prej dy ditësh.

Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjesi me një fotogaleri nga puna e pandërprerë që po kryejnë ekipet mjekësore në çdo cep të vendit duke i ardhur në ndihmë çdo qytetari pavarësisht kushteve ekstreme të motit.

“Mirëmëngjes dhe me ekipet e shëndetësisë që kanë shërbyer 24/7, në pavijone por edhe në çdo shtëpi, kudo ku thirrja e Urgjencës Kombëtare i ka kërkuar pavarësisht motit tejet të keq, ju uroj një javë të mbarë me lutjen të kujdeseni sa më shumë për shëndetin”, shprehet Rama.

FOTO GALERI
4/22

Top Channel