Fotografi shqiptar në Australi rrëfen si realizoi fotografinë me stuhi e vetëtima: Është bërë me 16 shkrepje brenda 4 minutave

15/02/2021 10:05

Ari Rex është një fotograf shqiptar që jeton në Kamberra të Australisë. Ai ka arritur të fitojë çmimin e parë në kategorinë “Profesional astro-photography” në IPA Photo Awards.

Ari Rex ka folur për “Wake Up” duke thënë si ia doli të realizonte një prej fotografive më të mira.

“Ishte e pabesueshme, e vështirë ta shikoja dhe kur ndodhi, je vetëm me qejf. Jemi mësuar me vetëtima. Fotoja është shkrepur në Kamberra, kur në mes të beharit vijnë këto stuhitë me rrufe. Para 2 vitesh, në 2019, në janar ishte ndër më të mëdhatë dhe dal shpesh, ndaj të kapësh fotografi të tilla duhet të dish pak si ecin. Kam kohë që merrem me këtë punë. Duhet ta bësh gati përpara dhe nëse je në pozicion të sigurtë, vazhdon e shkrep. Është një garë e madhe dhe ishin 13 kategori, ku secila prej tyre kishte 10-15 kategori të tjera. Vitin e kaluar nuk e fitova atë të natyrës, ndaj këtë vit futa më shumë fotografi tek astrofotografia”, tha Ari Rex.

Sa i përket vështirësisë për kapjen e fotografisë perfekte, Ari Rex thotë se duhet një farë eksperience, por sa më shumë që shkrep, aq më shumë mëson. I pyetur se sa kohë i duhej që të realizonte imazhin me rrufe, fotografi u shpreh: “Kjo fotografi është bërë me 16 shkrepje brenda 4 minutave. Ishin rreth 40 shkrepje dhe më pas fillova të seleksionoj e lashë vetëm ato që të lënë përshtypje. Nuk është vetëm si ta kapësh fotografinë, janë një sërë teknikash.”

Ari Rex ka lindur në qytetin bregdetar të Vlorës, por që i vogël shfaqi natyrën e tij sfiduese duke u marrë me sportin e futbollin, por më pas emigroi drejt Italisë. Pikërisht kur vendosi që të kthehej në Shqipëri, Ari Rex, zgjodhi megjithatë një kontinent të largët si shtëpinë e tij të dytë për shkak të trazirave në vend.

Të them të drejtën, kur desha të kthehesha në ‘ 97-’98 në Shqipëri, kisha menduar të qëndroja gjithmonë në Shqipëri. Ndodhi ajo që ndodhi dhe ardhja në Australi ndodhi se doja të qetësohesha. Doja të ngisja motor. Doja të ikja fare nga planeti. Nuk doja të kthehesha në Itali, edhe pse e kisha e të drejtën të punoja e të qëndroja. Australia ishte një shpëtim. Shikoja në lajme për Shqipërinë dhe sa më shumë qëndroja në Australi, aq më shumë fillova të dashurohesha me vendin dhe Shqipëria më largonte nga ajo që shikoja”, tha Ari Rex.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA