“Ski me makinë”/ Vështirësohet qarkullimi i automjeteve në Tiranë nga reshjet e borës, bashkia nis hedhjen e kripës

14/02/2021 01:00

Vala e acartë e të ftohtit ka përfshirë vendin tonë. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës janë prezente në të gjithë territorin.

Që nga pasditja edhe në Tiranë ka nisur reshjet e dëborës të cilat tani kanë krijuar shtresën e parë.

Për pasojë është vështirësuar ndjeshëm qarkullimi i automjeteve pasi rrugët janë bërë shumë të rrëshqitshme. Ndërkohë Bashkia Tiranë ka filluar hedhjen e kripës në rrugë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel