Moti i keq, mbyllen shkollat/ Ministrja Kushi: Mësim online për periudhën 15-19 shkurt

14/02/2021 02:56

Në situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në Shqipëri, i gjithë arsimi parauniversitar kalon në mësimin online deri më 19 shkurt.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi sqaroi se ky vendim vjen pas rënies të ndjeshme të temperaturave në vend shoqëruar me reshje të dendura të dëborës.

Të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar kalojnë në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt.

Top Channel