Shoferët e kamionëve por edhe të veturave që udhëtonin pa zinxhirë kanë kaluar natën jashtë në kushtet e një moti të acartë. 

Mjetet e tonazhit të rëndë bllokuan ditën e djeshme aksin Librazhd -Elbasan edhe për orë të tëra në radhë kilometrike njerëzit prisnin zgjidhje.

Nga ana tjetër ministrja  e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se nga ora 20:00 e kësaj të shtune, deri në orën 08:00 të së hënës do të bllokohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare.

Mirëpo cili do të jetë fati i atyre që kanë mbetur rrugëve që para njoftimit të ministres?

Top Channel