Një automjet tip furgon është djegur gjatë natës së djeshme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 nëntori, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet, mjeti i përket një kompanie e cila bën transport ndërkombëtar udhëtarësh.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë ne vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Forcat policore po hetojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA