Foto ilustruese

Një familje në qytetin e Pogradecit është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtune nga eksplozivi!

Në oborrin e një banese, në Stavrovë të Pogradecit, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

Bëhet falë për banesën e Petrit Çekiçit, i cili nuk është me precedentë penalë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se 2 djemtë e tij kanë patur konflikt me persona të tjerë me precedentë.

Ndërkohë nipi i Petrit Çekiçit, ka vrarë në 2014 një shtetas më mbiemër Hoxhallari dhe fillimisht u dyshua Petriti si autor nga familjarët e Hoxhallararit, por nga hetimet nuk rezultoi ai autori.

Këto mund të jenë 2 pistat e mundshme, por më tepër gjasat janë për konfliktet e djemve të tij.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 13.02.2021, rreth orës 03:30, në fshatin Starovë, Pogradec, në oborrin e banesës së shtetasit P. Ç., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel