Përmbytjet në Dajç e Bërdicë/ Mijëra hektarë tokë nën ujë, bllokohet qarkullimi i automjeteve në këto akse

13/02/2021 09:43

Njësia administrative Dajç vazhdon të jetë e përmbytur, ku 1900 ha tokë janë nën ujë.

Rrugët janë të bllokuara në Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.

Ndërkaq në disa akse është e pamundur lëvizja me automjete.

Raportohet se në disa bujqësore lartësia e ujit arrin 2m, ndërsa nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është e madhe.

Ndërsa, situata e përmbytjeve në Njësinë Administrative Berdicë vazhdon të jetë e njëjtë si një ditë më parë, ku 1200 ha tokë bujqësore janë nën ujë. Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji, kryesisht në fshatin Trush.

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç, datë 13.02.2021

Hidrometri shënon 6.80 cm.

1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.

Shtëpi të përmbytura 9

Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç.

Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet.

Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

Rruga kryesore Dajç është vështirësuar jashtëzakonist lëvizja me vetura, në drejtimin Dajç rruga nacione Shkodër- Velipojë.

Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.

SPZ e zonës në gatishmëri .

Qendrat shendetësore në gatishmëri

Energji elektrike kemi, ndërprerje të hërëpashershme.

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është e madhe.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë vazhdon të jetë e njëjtë si një ditë më parë:

1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush- Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme.

Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush).

Janë 5 shtëpi në fshatin Berdicë e Mesme dhe Berdicë e Madhe.

Prezencë uji ka në lagjen Maksuti ,Qokthi ,Tula ,Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura).

Top Channel