Organizoi tubim politik gjatë pandemisë, gjobitet zyrtari vendor në Skrapar

13/02/2021 12:33
Foto ilustruese

Një zyrtar vendor në Skrapar është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi organizoi tubim politik gjatë pandemisë.

Njoftimi i policisë/ Skrapar

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Qarkut Berat, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Organizoi një takim kulturor në kundërshtim me masat anticovid, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë.

Shërbimet e Policisë Skrapar kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin A.M. zyrtar vendor, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 6 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Top Channel