Qarku i Korçës është përfshirë që në orët e para të mëngjesit të sotëm nga reshjet e dendura të dëborës.

Dëborëpastrueset janë duke hapur rrugën Korçë-Dardhë. Pritet që gjatë natës në këto zona të ketë reshja të mëdha dëbore, që në këto zona do të arrij deri në 50 cm.

Ndonëse kontraktorët janë në rrugë për pastrim dhe kriposje, reshjet vazhdojnë në disa zona të shoqëruara edhe me erë.

Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në rrugën e Qafa e Qarrit , rrugën e Dardhës,  rrugën e Voskop – Voskopoje për mjetet e vogla.

Shërbimi meteoalb parashikon që në të gjithë Shqipërinë do të ketë reshje dëborë, përfshi edhe Tiranën. Sipas meteoalb sot do vijojë mot i kthjellët dhe i ftohtë në pjesën më të madhe të Shqipërisë ndërsa vranësirat shtohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe në vijim.

Do të rikthen reshjet në territor, dëborë në zonat malore mbi 400 m lartësi ndërsa shi në pjesën tjetër të vendit. Pasditja e së kësaj të shtune sjell një tjetër rënie të theksuar të temperaturave në gjithë vendin duke zgjeruar zonën e shfaqjes së dëborës edhe në zonën e ulët veriperëndimore.

Mbrëmja e së shtunës deri mëngjesin e së dielës, sjell dëborën edhe në Tiranë, Elbasan, Berat ndërsa flokë dëbore shfaqen në Durrës, Fier dhe brigjet e Jonit por mundësi më të ulët për dëborë paraqesin Vlora dhe Saranda.

Top Channel