Grabitja me armë dhe plagosja e një personi në Roskovec, Gjykata vendos masën arrest me burg për 26-vjeçarin

13/02/2021 11:23

Në orën 10.00 ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë në Fier njëri prej autorëve të grabitjes, Elis Bushi, që mbeti në tentativë, të banesës së Arben Çepeles, në qytetin e Roskovecit.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, në banesës e 57 vjecarit ku mbeti i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, Arben Cepele, 40 vjec.

Gjyqtare e çështjes ishte Erlanda Aga, ndërsa prokurore e kësaj çështje, Elida Hoxha. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për te akuzuarin Elis Buahi. Sipas avokatit Safet Haxhia, nuk ka prova qe i ndaluari eshte autori i vjedhjes dhe plagosjes ne Roskovec. I ndaluari nuk ka ate veshje qe pretendon prokuroria.

I ndaluari, Elis Bushi eshte nje 26 vjecar me banim ne Vlore. Ai eshte ndaluar ne 11 shkurt, nje dite pas ngjarjes se ndodhur ne Roskovec

Top Channel