Ditën e sotme do të dalë para trupës gjykuese gjyqtarja, Enkelejda Hoxha, e cila u arrestua dy ditë më parë në një super operacion të SPAK.

Top Channel ka siguruar foto nga brenda seancës gjyqësore, ku gjyqtarja e Enkelejda Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë, do të njihen me masën e sigurisë.

Bazuar në përgjimet, SPAK thotë se gjyqtarja Enkelejda Hoxha u implikua nga avokati Aldo Tabaku, i cili sipas vëzhgimeve ambientale takohej me gjyqtaren në një banesë të marrë me qira në kryeqytet.

Fotografimet e shumta e shfaqin çiftin teksa ata takohen njëkohësisht me kohën kur familjarët e të burgosurit Sajmir Petani përpiqen ta lirojnë nga burgu. Skema e përdorur pasohet me 7 kërkesa të dorëzuara nga i dënuari, dhe ndërsa asnjëra prej tyre nuk i bie gjyqtares Hoxha, sapo e fundit shorton Enkelejda Hoxhën i burgosuri heq dorë nga paditë e tjera.

Këtë preference SPAK e cilëson si gjyqtarja e përzgjedhur qëllimisht për kërkesën që u pranua nga gjyqtarja Hoxha e cila vendosi gjashtë muaj ulje dënimi me negocimin e avokatit nga njëra anë dhe të Bledar Petanit dhe një tjetër ish të dënuari që në telefonata përmend se e njëjta gjë është zbatuar edhe me të.

Rasti i dytë që e ekspozon gjyqtaren Hoxha lidhet sërish me tentativën për të liruar Gentian Nezajn, një i dënuar për drogë për të cilin gjatë bisedimeve kërkohen 15 mijë euro dhe të afërmit e tij të pakënaqur ndërsa flasin me njëri tjetrin shprehen se kjo shumë ja vlente për lirim të menjëhershëm dhe jo ulje dënimi.

Top Channel