I gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore mëngjesin e sotëm, të shoqëruara me erëra të forta.

Si pasojë e reshjeve të dendura është krijuar vështirësi në qarkullimin e makinave, në akset nacionale dhe ato rurale.

Deri më tani nuk raportohet për bllokime, por situata në rrugë është mjaft e vështirë për shkak edhe të ngricave.

Ndërkohë, në këtë zonë temperatura ka shkuar deri në -18 gradë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel