Ilustrim

Një burrë rreth moshës 57 vjeçare ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra pasi u aksidentua një ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ku makina ka përplasin një 57-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021, në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel