Foto ilustruese

Një banesë, në rrugën “Muharrem Gura” është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, me pasojë vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në banesën e shtetasit me iniciale I.P.

Burime për Top News thonë se zjarrfikësja në fillim nuk mundi të kalonte për shkak të rrugës së ngushtë. Më pas janë dërguar dy zjarrfikëse më të vogla, për të shuar flakët.

Banorët u evakuan nga pallati. Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi zjarrin në banesë. Policia, ndërkohë ka nisur hetimin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.02.2021, rreth orës 11:05, në rrugën “Muharrem Gura”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P, ku ka vetëm dëme materiale, pasi nga shërbimet e Policisë u bë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.

Shërbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel