Shoqata e Biznesit kundërshton rregullat e reja anticovid: Po falimentojmë, qeveria të na ndihmojë

12/02/2021 13:17

Bujar Muço, nënkryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Shqipëri thotë se shoqata kundërshton masat e reja të vendosura nga qeveria.

Sipas tij, shoqata ka propozuar që grupi i ekspertëve të shëndetësisë duhej të kishte paralel dhe një grup tjetër, atë ekonomik, që të alternohen që shëndeti dhe ekonomia të shkojë paralel.

“Marr shkas të dal sot para mediave për vendimin që mori qeveria ditën e enjte për kufizimin e orarit të aktivitetit të biznesit në Shqipëri. Ishte një vendim i gabuar dhe i nxituar, sepse biznesi i vogël dhe i mesëm ka rreth 1 vit që po kalon në krizë nga më të mëdhatë që po kalon më 30 vitet e fundit. Ne si shoqatë që në fillimet e para kemi dalë me propozimet konkrete për sa i përket menaxhimit nga ana e qeverisë të pandemisë. U mbyllëm si biznese 2-3 muaj por ne bëmë propozimet tona për të na ndihmuar qeveria nga ana financiare. Kërkesat që kemi bërë, pra 11 kërkesa që në muajin Mars të vitit të kaluar,nuk u morën parasysh nga qeveria por u plotësua vetëm 1 kërkesë. U dha nga qeveria 26 mijë lek të reja për çdo të punësuar që mbeti pa punë, kjo është një lëmoshë pasi që atë kohë bizneset paguan sigurimet shoqërore që ishin jo pak. A mund të mbahet biznesi me 130 mijë kur nuk ushtron as aktivitetin? Propozimet tona kanë qenë që qeveria duhej të na ndihmonte me sasi të mëdha për sa i përket paketave financiare, duhej të bënte një bashkëpunim me pushtetin lokal për sa i përket taksave dhe tarifave,nuk u përjashtuam as nga këto.”

Sipas atij qeveria duhet t’i japë ndihma sepse biznesi pikun e fitimit e ka në darkë dhe po falimentojnë me rregullat e reja.

“Ne rrinim pa punë nuk ushtronim aktivitetin dhe pushteti lokal i kërkonte të gjitha Arritëm që brenda 1 viti me mijëra biznese falimentuan për këto efekte gjithmonë i kemi bërë kërkesa qeverisë për të hartuar platforma ekonomike,ndihma drejtpërdrejt. Për sa i përket masave që merren për shëndetin e njerëzve do ishim dakord po të ishte e alternuar me masa ekonomike ose me ndihma direkte siç e kanë vendet e rajonit. Biznesi i vogël dhe i mesëm orët e pikut të saj që kanë xhiro e kanë në darkë, kjo do të thotë që ulet norma e fitimit, kjo do të thotë që ne po falimentojmë. Ne propozojmë që orari të jetë aty ku ishte dhe të merren masa për sa i përket distancimit ose të ndihmohemi drejtpërdrejt.”

Ata duan që të vihet një ndihmë e drejtpërdrejtë për bizneset, të merren parasysh propozimet të ngrihet një këshill kombëtar e të nxjerrin në konkluzion që të bëhet më e mira.

“Nuk kuptohet logjika e qeverisë, virusi vjen në darkë dhe ikën në mëngjes? Ne kemi bërë dhe propozim tjetër që grupi i ekspertëve të shëndetësisë duhej të kishte paralel dhe një grup tjetër, atë ekonomik, që të alternohen që shëndeti dhe ekonomia të shkojë paralel. Biznesi gjithmonë e ka dëshirën e mirë që të respektojë masat por ne shohim në neglizhence nga ana e shtetit. Nuk mund të marr përgjegjësinë që të gjitha bizneset kanë respektuar masat por shumica ato që në shohim të respektojnë të gjitha masat. Të shihet një ndihmë e drejtpërdrejtë për bizneset,te merren parasysh propozimet tona,të ngrihet një këshill kombëtar,të nxjerrin në konkluzion që të bëhet më e mira”, përfundon ai.

Top Channel