Po eksploronin zonën, humbin në Llogara nënë e bir nga Suedia, nis kërkimi nga policia AZDM dhe emergjencat civile
Një shofer furgoni është kapur nga autoritetet italiane me një sasi prej 225 mijë paundësh (e barabartë me rreth 250 mijë euro) të padeklaruar.
Sipas mediave italiane shoferi me furgonin e tij ishte nisur nga Anglia në drejtim të Shqipërisë, ndërsa paratë i kishte fshehur në bordin e makinës. Ai është ndaluar për kontroll në portin e Barit, ndërsa pasi iu gjet sasia e konsiderueshme e parave, shoferi u shoqërua.
Paratë e sekustruara nga Guardia di Finanza të Grupit II të Barit së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve (ADM), ishin ndarë në disa tufa dhe mbështjellë me mbrojtje plastike në rezervuarin e karburantit të makinës. U desh ndërhyrja e një mekaniku për t’i nxjerrë nga sebratori paratë.
Drejtuesi i automjetit, fajtor për shmangien e detyrimit të deklaratës së monedhës në kufi, u sanksionua me sekuestrimin e 50% të parave për një total prej rreth 120 mijë eurosh, siç kërkohet nga legjislacioni aktual.
Top Channel