Aleksandër (Genti) Rakipaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me veprën penale të krijimit të një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizat kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Aleksandër (Genti) Rakipaj, 44 vjeç, banues në Lushnjë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, me vendimin e datës 13.01.2021, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”, ku i kanë ngelur për të kryer edhe 4 vite burgim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel