Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona
Moska po përgatitet për reshje rekord bore gjatë fundjavës ndërsa moti pritet të sjellë një apokalips dëbore në kryeqytetin rus.
Ekspertët e motit thonë se një stuhi bore do të godasë Moskën me intensitet shumë të lartë, që në orët e para të së premtes dhe do të zgjasë për të paktën 36 orë.
Ata shtojnë se edhe era do të ketë shpejtësi të konsiderueshme ndërsa temperaturat do të bien në -15 gradë Celcius.
“Kjo është një stuhi e vërtetë bore, një apokalips bore, jo një stërvitje, por një betejë”, thonë ekspertët për mediat vendase.
Sipas tyre, stuhia është një vazhdim i të ashtuquajturës “Bisha nga Lindja 2” që ka përfshirë Europën javën e kaluar. Ekspertët presin që reshjet e borës të nisin në kryeqytetin rus nga e premtja deri të dielën dhe do të sjellin më shumë se 40 centimetra borë me vete. Ndërkohë që Moska është e mbuluar aktualisht nga 35 centimetra borë dhe me sasinë e pritshme, kryeqyteti rus mund të kapërcejë edhe rekordin prej 77 centimetrash, të regjistruar në mars të 2013.
Top Channel