Takime politike në shkelje me protokollin anticovid/ Monika Kryemadhi përplaset me policinë që shkojnë ta gjobisin

10/02/2021 11:13

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përplasur me policinë e Elbasanit pasi këto të fundit kanë shkuar që ta gjobisin, për shkak të shkeljes së protokollit kundër covid-19.

Një grup efektivësh  kanë hyrë në sallën ku organizonte mbledhje, Kryemadhi, duke thënë se kanë marrë informacion se mbledhje do të ishte me më shumë se 10 veta, një shkelje e hapur kjo me rregullat anticovid.

Por në momentin që efektivët janë afruar, Kryemadhi ka debatuar me ta, duke thënë se nuk janë 10 veta në mbledhje.

“Po nuk jemi 10 veta ne këtu”, – iu përgjigj Kryemadhi efektivit të Policisë, të cilin e sfidoi duke i kërkuar ta plotësonin fletën e gjobës për ta, por njëkohësisht u ka thënë “mos u bëni ushtarë. Merruni një herë me bandat”.

REPLIKAT E KRYEMADHIT ME EFEKTIVIN E POLICISE 

Polici: Mirëdita si jeni?

Kryemadhi: Mirëdita

Polici: Në bazë të masave anti-Covid, mbi 10 veta nuk lejohet.

Kryemadhi: Po nuk jemi 10 veta ne këtu, ne këtu jemi 7 veta. Në kafe lejohet me pi kafe?

Polici: Edhe ajo për mediat nuk lejohet

Kryemadhi: Po pse nuk erdhët kur ishim live?! Vendosni gjobën dhe i drejtohemi gjykatave administrative. Merruni me bandat njëherë këtu, pastaj hajdeni na vendosni gjoba për maska. Merruni me bandat, kriminelët, me ata që ju përplasin makinat, pastaj hajdeni vendosni gjoba për maska. Mos u bëni ushtarë as të Taulantit as të shokëve të Taulantit.

Kujtojmë se së fundmi policia e shtetit, ka intensifikuar kontrollet prej dy ditësh, për shkelësit e rregullave anti-Covid. Forcimi i kontrolleve  ka ardhur në një kohë ku Kryeministri Edi Rama deklaraoi se nuk duhet të tolerohet asnjë shkelës, qoftë edhe nga kabineti qeveritar.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA