Fiks Fare/ Kryetarja e Bashkisë Kurbin ka shkelur ligjin me emërimet e mësuesve në kohën kur drejtonte ZA-në

08/02/2021 20:35

Ish drejtoresha e Zyrës Arsimore Kurbin shkel ligjin për emërimin e mësuesve. Zhduken dokumentat! Në kohën kur drejtonte zyrën arsimore ,kryetarja aktuale e Bashkisë Kurbin  ka bërë emërime të mësuesve në kundërshtim me ligjin.

Dosja e zëvendësueses nuk gjendet as në zyrën arsimore dhe as në shkollë. Në emisionin Fiks Fare  u ankua  Aida Prenga e cila tregon se në shtator të 2018 i është bërë padrejtësi . Pavarësisht se kontrata e saj ka qenë e përhershme , emëruar si mësuese në vitin 2011 vendin e saj e zuri një tjetër arsimtare në 2018 duke e transferuar Aidën në një fshat . Mësuesja e re, aplikimin në portal e ka bërë në vitin 2019, por emërimin e merr një vit para në 2018 duke zëvendësuar Aidën. Pavarësisht se kjo e fundit ka kontratë të përhershme ndryshe nga kontrata që mund të ketë patur mësuesja e re, kontratë të përkohshme. Aida e zhgënjyer sepse nuk gjen dot të drejtën e saj edhe pse eshtë e diplomuar në dy fakultete i drejtohet emisionit Fiks Fare për ndihmë.

Fiks Fare  i drejtohet shkollës në  Milot atje ku Aida ka qenë mësuese. Nëndrejtori i shkollës thotë për Fiksin se nuk ekziston asnjë lloj dokumenti për emërimet e mësuesve . Sipas tij emërimet janë bërë ashtu siç janë urdhëruar të bëhen. Gazetarët shkojnë në Zyrën Arsimore Kurbin. Drejtori i kurrikulës tregon se mësuesja  Bora Haxhiu që zëvendësoi Aidën hyri në portal në vitin 2019 dhe në shtator të këtij viti ka përfituar emërimin e përhershëm.  Pyetjes së gazetarëve se me çfarë vendimi është emëruar në vitin 2018 znj.Haxhiu ndërkohë që emërimin e ka marrë në vitin 2019, nëndrejtori  i drejton tek burimet njerëzore.  Në këto kushte gazetarët takojnë juristen. Ajo hap dosjet dhe në dosjen e Borës ka vetëm 2 dokumenta të fotokopjuara, ndërsa në dosjen e Aidës çdo dokument është i noterizuar. Juristja thotë se dokumentat e fotokopjuara nuk mund të pranohen, por përgjigje se përse janë pranuar nuk ka.  As vendimin e vitit  2018 për emërimet e mësuesve nuk e gjen dot.Drejtori i kurrikulës justifikohet tek gazetarët duke  thënë që vendimi është në shkollë. Gazetarët shkojnë sërish tek shkolla ku takojnë drejtoreshën. Ajo tregon se nuk ka asnjë shkresë, vendim, apo kontratë . Urdhrin e ka marrë nga ish drejtoresha Majlinda Cara ,që aktualisht është kryetare e bashkisë.

Gazetarët shkojnë të takojnë kryetaren e bashkisë. Ajo tregon  se dokumentat i ka lënë të gjitha në shkollë, gjithashtu duhet t’i ketë edhe zyra arsimore.  Faktit që dokumentat nuk figurojnë asgjëkundi, kryetarja e bashkisë shpjegon se pavarësisht se ka kaluar kohë çdo gjë e ka bërë duke respektuar ligjin.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA