U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Dikur shqiptarët lidhnin martesa të rreme me të huaj për të siguruar një pasaportë Europiane.
Por një fenomen i ri po ndodh në ditët e sotme në Shqipëri. Ata që dëbohen dhe marrin ekspulse, duke u ndaluar për një kohë të gjatë të hyjnë në zonën Shengen, e kanë gjetur zgjidhjen; kryejnë martesa fiktive për të marrë mbiemrin e grave.
“Thjesht vajtëm në gjendje civile, tha dhe dua te bej martese, ky është burri im thashë dua të mbajë mbiemrin tim i thashë ok tha.
“Ka qenë i dënuar edhe më parë me Spanjë mos gaboj tani dua ta shkëpus se ja bëra për nder”
Mbiemri i ri që marrin nga gratë u shton shanset të dëbuarve te mos pikasen në kufijtë e Europës. Të dhënat zyrtare tregojnë se rreth 220 burra në vit zgjedhin këtë maskim.
“Më shumë janë fiktive, por ka nga ata qe lidhin martese me bashkëshortët e tyre, por marrin mbiemrin e bashkëshortes per te vijuar me tej rrugëtimin e tyre.
Të dielën në 20.15 në exclusive në Top Channel: Burra me mbiemrin e grave
Top Channel